External Publication
Visit Post

Si do të përmirësojë infrastruktura e re ujitjen e 900 hektarëve tokë bujqësore në Vau i Dejës?

Zhurma Press June 28, 2026
Source

VAU I DEJËS — Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe kryetarin e bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, inspektuan ecurinë e punimeve për rehabilitimin e kanalit ujitës Shelqet–Pistull, një investim që synon të përmirësojë infrastrukturën e ujitjes dhe të rrisë mbështetjen për fermerët e zonës.

Gjatë inspektimit, ministri Salla u shpreh se projekti është pjesë e investimeve për modernizimin e rrjetit ujitës, me qëllim garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë për tokat bujqësore dhe rritjen e eficiencës së sistemeve të ujitjes.

Punimet përfshijnë rehabilitimin e rreth 5 kilometrave të kanalit, përmes veshjes me beton dhe rikonstruksionit të veprave të artit. Ky investim do të sigurojë furnizimin me ujë të kanaleve sekondare dhe ujitjen e rreth 900 hektarëve tokë bujqësore në fshatrat Shelqet dhe Pistull, në Bashkinë Vau i Dejës.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...