External Publication
Visit Post

Si po e kthen VLEN-i institucionet në shërbim të qytetarëve?

Zhurma Press June 28, 2026
Source

TETOVË — Në 2-vjetorin e qeverisjes së VLEN-it, bashkëkryetari Izet Mexhiti deklaroi se Maqedonia e Veriut po kalon një fazë të re politike, ku premtimet zëvendësohen me rezultate konkrete dhe institucionet kthehen në shërbim të qytetarëve.

Mexhiti theksoi se rrugëtimi i dy viteve ka qenë i vështirë, por i domosdoshëm për të ndërtuar një kulturë të re qeverisjeje. "Sot nuk flasim vetëm për muaj ose projekte, por për një rrugë të përbashkët. 24 muaj VLEN-i në punë nuk është slogan, por përgjegjësi," tha ai.

Filozofia e qeverisjes, sipas Mexhiti, ka ndryshuar thelbësisht, duke vendosur qytetarin në qendër të vendimmarrjes. "Besuam se politika mund të jetë mjet shërbimi dhe se besimi fitohet me vepra, jo me fjalë," shtoi ai. Ndër reformat kryesore përmendi Ligjin për Medresenë "Isa Beu", avancimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe masat kundër industrisë së lojërave të fatit.

Në arsim, studentët shqiptarë do të kenë mundësi të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, së bashku me dhjetëra provime dhe licenca profesionale. Në infrastrukturë, u realizuan 306 projekte në komunat shqiptare, investime në kampusin e Universitetit "Nënë Tereza", Spitalin e Tetovës dhe projektet strategjike si Autostrada Shkup–Bllacë dhe Korridori 8.

Mexhiti mbylli me mesazhin se ndryshimi tashmë është i prekshëm. "Për 24 vjet ndryshimi ishte premtim. Për 24 muaj, ai u bë realitet," tha ai. Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...