External Publication
Visit Post

Si të mbrohen qytetarët nga temperaturat e larta?

Zhurma Press June 28, 2026
Source

PRISHTINË — Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre gjatë temperaturave të larta. Përmes një njoftimi, instituti rekomandon që qytetarët të pinë ujë shpesh për të shmangur dehidratimin, si dhe të konsumojnë ushqime të lehta dhe të freskëta.

IKSHPK këshillon gjithashtu shmangien e pijetve alkoolike dhe atyre me përmbajtje të lartë sheqeri. Për të përballuar vapën, qytetarët rekomandohet të vishen me rroba të lehta dhe të freskohin trupin rregullisht me ujë.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...