{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreiglxmr5f4natcc7o5a52rw7fp73j3gh7y2pk7al5zjx4r36lip4ea",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpdwzgf3wga2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreige2vlxov6lhrf4jalq2bapta5kcybzcgbfbuuuoqdwyacrnfwwsm"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 533126
},
"description": "Çfarë ndodhi kur policia u përpoq të largonte protestuesit nga shkallët e Kryeministrisë?",
"path": "/protestuesit-ne-tirane-pyesin-per-procesverbalin-e-polices/",
"publishedAt": "2026-06-28T12:11:37.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Shqiptarja.com"
],
"textContent": "TIRANË — Protestuesit që kanë qëndruar përgjatë gjithë natës pranë Kryeministrisë në Tiranë u përballën me policinë pas përpjekjeve të kësaj të fundit për t’i larguar. Efektivët blu u përpoqën të sekuestrojnë karriget metalike dhe këpucët e lëna në shkallë, por protestuesit i kundërshtuan ashpër.\n\nDisa prej tyre, duke filmuar momentin, pyetën me megafon: \"Ku e ke procesverbalin?\". Tensionet u rritën kur një grua mori këpucë dhe i flakur drejt godinës, ndërsa protestuesit akuzuan policinë për dhunë dhe provokim. \"Ja hajdutëria! Kjo është dhuna policore\", dëgjohej në video.\n\nNë një moment, një polic u afrua dhe i hoqi kamerën një protestuesi, gjë që shkaktoi reagime të ashpra. Qytetarët kërkuan kthimin e pajisjes, duke theksuar të drejtën e tyre për të filmuar, derisa policia ia ktheu celularin. Protestuesit kërkuan gjithashtu praninë e policeve femra gjatë ndërhyrjes.\n\n_Burim:_ Shqiptarja.com\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pse protestuesit në Tiranë pyesin policinë: 'Ku e ke procesverbalin'?",
"updatedAt": "2026-06-28T12:11:40.730Z"
}