External Publication
Visit Post

9 shtete afrikane në fazën e 1/16-tave të Botërorit

Zhurma Press June 28, 2026
Source

KALIFORNI — Botërori 2026 po shënon një pikë kthese historike për futbollin global, duke thyer disa rekorde të mëparshme. Ky është edicioni i parë që mbledh 48 shtete pjesëmarrëse dhe i pari që organizohet nga tri shtete nikoqire, një format që s'ka ndodhur kurrë më parë në historinë e turneut.

Më e rëndësishmja është përfaqësimi i kontinentit afrikan, ku për herë të parë 9 shtete do të marrin pjesë në fazën e eliminimit (1/16-tave). Kjo shifër është një rritje dramatike krahasuar me edicionin e kaluar, ku vetëm dy përfaqësues të Afrikës arritën këtë fazë të turneut.

Kombëtaret që kanë siguruar kalimin janë Egjipti, Cape Verde, Bregu i Fildishtë, Senegali, Kongo, Gana, Algjeria, Maroku dhe Afrika e Jugut. Këto nëntë skuadra do të luftojnë për të shkuar më tej në një format të ri që po ndryshon dinamikën e konkurrencës globale.

Në anën tjetër, Tunizia mbeti e vetmja kombëtare afrikane që dështoi në fazën e grupeve të këtij edicioni. Skuadra tuniziane e mbylli fazën hapëse në vend të fundit, duke u eliminuar pa shënuar asnjë pikë gjatë ndeshjeve të saj.

Burim: Koha.mk — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...