External Publication
Visit Post

Çfarë shenja paralajmërojnë për probleme me tiroide?

Zhurma Press June 27, 2026
Source

TIRANË — Ju kap plogështia që në mëngjes, ose ndjeheni tepër energjikë, djersitni shumë dhe ndjeni ankth? Këto mund të jenë shenja të çrregullimit të gjëndrës tiroide, një organ në formë fluture në qafë që kontrollon metabolizmin e organizmit.

Ndryshimet e papritura në peshë janë një nga simptomat më të zakonshme. Shtimi në peshë mund të tregon hipotiroidizëm — nivele të ulëta të hormoneve tiroide. Në të kundërt, humbja e peshës pa arsye mund të jetë pasojë e hipertiroidizmit, kur tiroida prodhon hormone në sasi të tepërta.

Rënia e flokëve është një tjetër shenjë e mosbalancimit hormonal. Si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi mund të shkaktojnë rënie të flokëve, megjithëse shpesh flokët rriten përsëri pas trajtimit. Rrahjet e shpeshta të zemrës janë gjithashtu një sinjal alarmi.

Hormonet e tiroides ndikojnë drejtpërdrejt në ritmin e zemrës. Hipotiroidizmi mund të shkaktojë rrahje më të ngadalta, ndërsa hipertiroidizmi mund të përshpejtojë ritmin, duke shkaktuar edhe rritje të tensionit të gjakut dhe ndjesinë se zemra "po del nga vendi".

Të dy gjendjet — hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi — ndikojnë në cilësinë e jetës dhe kërkojnë vlerësim mjekësor. Nëse vëreni këto simptoma, konsultohuni me një specialist për të përcaktuar shkakun dhe trajtimin e duhur.

*Burim: Ekonomia Online_* — Redaksia ZHURMA_

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...