External Publication
Visit Post

Si u shpëtua turisti rumun i bllokuar në kanionin e Gjipesë?

Zhurma Press June 27, 2026
Source

DHËRMI — Policia e Dhërmiut, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, shpëtoi një turist rumun 45-vjeçar që kishte mbetur i bllokuar në kanionin e Gjipesë pasi kishte thyer këmbën.

Pas njoftimit për incidentin, ekipet e shpëtimit u nisën menjëherë drejt zonës, ku terreni i vështirë dhe rreziku për jetën e bënë operacionin të ndërlikuar. Pajisjet e specializuara të kërkim-shpëtimit u përdorën për të arritur turistin në thellësi të kanionit.

Pas nxjerrjes së tij të sigurt, turisti u transportua në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Policia konfirmoi se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...