External Publication
Visit Post

Pse i mituri nga Peja qëndroi natën në rrugë?

Zhurma Press June 27, 2026
Source

PEJË — I mituri nga Peja, i raportuar i zhdukur nga familja e tij më 27 qershor, është gjetur dhe ka shpjeguar pse nuk u kthye në shtëpi.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti u raportua rreth orës 09:30, pasi i riu ishte larguar një ditë më parë nga rruga "Vëllezërit Topulli". Ai u paraqit në Stacionin Policor në Pejë rreth orës 16:30, bashkë me personin që kishte bërë ankesën.

I mituri ka deklaruar se kishte kaluar natën në rrugët e qytetit, pasi kërkonte një person që dyshonte se ia kishte marrë motorin. Më pas, ai u njoftua se motori ndodhej në Puhovc dhe çelësat iu kthyen pranë Urës së Gjelbër. Ai ka konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka nevojë për ndihmë mjekësore. Rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Burim: Sinjali — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...