External Publication
Visit Post

Sa do të kushtojë shtëpia e ëndrrave e Dua Lipës në Londër?

Zhurma Press June 27, 2026
Source

LONDËR — Dua Lipa do të presë të paktën një vit të tjetër për t’u zhvendosur në shtëpinë e saj luksoze në West Hampstead, Londër, pasi rinovimet e projektit gjigant ende nuk kanë përfunduar.

Këngëtarja bleu pronën në vitin 2020 për rreth 8 milionë euro, por punimet, të nisura vetëm në 2024, pritet të zgjasin deri në korrik 2027. Investimi prej 3.5 milionë euros përfshin ndërtimin e një bodrumi me pishinë, palestër, kinema private dhe studio muzikore, sipas Telegrafi (citim nga DailyMail).

Vonimet janë shkaktuar nga procedurat e gjata për leje dhe kundërshtimet e banorëve të zonës, të cilët kanë kërkuar masa strikte për mbrojtjen e pemëve historike dhe uljen e zhurmave. Ekipi i ndërtimit punon ngadalë për të shmangur dridhjet, ndërsa Dua dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, jetojnë me qira gjatë kësaj kohe. Rezidenca, kur të përfundojë, pritet të jetë një nga më luksozet në Londër.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...