{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreiggynqhbxczjj2s6omsdpb25lv6w76sakwxx6rwd6c2zkcoqgd64y",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpbxb5mhymb2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreicxhuewgkshmacrdg3dyzsuts4xdgtfciyzgmn5774xoqiji6ty5u"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 128011
},
"description": "Peticioni për largimin e tij ka mbledhur tashmë mbi 100 firma pas humbjes 1-0 ndaj Afrikës së Jugut në Kupën e Botës 2026.",
"path": "/pse-tifozet-e-kores-se-jugut-kerkojne-shkarkimin-e-trajnerit-hong-myung-bo/",
"publishedAt": "2026-06-27T17:10:35.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Son Heung-min",
"Euronews Albania"
],
"textContent": "SEUL — Një peticion për shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit të Kombëtares së Koresë së Jugut, Hong Myung-bo, ka nisur pas humbjes 1-0 ndaj Afrikës së Jugut në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026.\n\nRevolta e tifozëve vjen pas një turneu zhgënjyes, ku skuadra grumbulloi vetëm një fitore dhe dy humbje, duke rrezikuar eliminimin. Peticioni është publikuar në platformën e Asamblesë Kombëtare dhe kërkon jo vetëm largimin e trajnerit, por edhe ndryshime në mënyrën e emërimit të drejtuesve të kombëtares.\n\nNë tekstin e peticionit thuhet se, pavarësisht se Koreja e Jugut kishte një nga skuadrat më të forta në historinë e saj, paraqitja në Botëror ishte zhgënjyese. Humbja ndaj Afrikës së Jugut përshkruhet si \"një nga performancat më të dobëta të një skuadre koreane në historinë e Kupës së Botës\".\n\nGjithashtu kërkohet ndalimi i emërimeve të trajnerëve duke anashkaluar organet zyrtare të federatës. Zemërimi i tifozëve u shtua edhe nga vendimi i Hong Myung-bo për të lënë në stol kapitenin Son Heung-min në ndeshjen ndaj Afrikës së Jugut.\n\nTrajneri deklaroi më pas se zgjedhja ishte taktike dhe synonte ta aktivizonte sulmuesin në pjesën e dytë, për të përfituar nga lodhja e kundërshtarëve, por strategjia nuk dha rezultat. Peticioni ka siguruar tashmë mbi 100 mbështetje, minimumi i nevojshëm për shqyrtimin fillestar nga Asambleja Kombëtare.\n\nNëse publikohet zyrtarisht dhe mbledh të paktën 50 mijë firma brenda 30 ditëve, ai do t’i kalojë komisionit parlamentar përkatës për shqyrtim.\n\n_Burim:_ Euronews Albania\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pse tifozët e Koresë së Jugut kërkojnë shkarkimin e trajnerit Hong Myung-bo?",
"updatedAt": "2026-06-27T17:10:36.441Z"
}