External Publication
Visit Post

Pse Naim Rashiti thotë se gazifikimi i thëngjillit nuk do të realizohet kurrë?

Zhurma Press June 27, 2026
Source

PRISHTINË — Naim Rashiti, Drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, ka deklaruar se projekti i Qeverisë së Kosovës për gazifikimin e thëngjillit nuk do të realizohet kurrë. Përmes një reagimi në Facebook, Rashiti thekson se ky proces është shumë i vështirë dhe se asnjë subjekt nuk do të ishte në gjendje ta realizojë në vend.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur qeveria insiston në këtë drejtim, duke e parë si një hap për modernizimin e energjisë. Ky debat vjen në kontekstin e tensioneve politike mbi gazit amerikan dhe mënyrën se si Kosova do të sigurojë pavarësinë e saj energjetike.

Nga ana tjetër, ministrja Rizvanolli ka sqaruar përmes një videoje se Kosova nuk është kundër LNG-së amerikane. Ajo argumenton se gazifikimi i qymyrit do të shtonte kapacitete të reja me teknologji më të avancuar, gjë që do të rezultonte në një nivel më të ulët të ndotjes së mjedisit.

Sipas Rashitit, zgjidhja më e duhur nuk është ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësve, por importimi i gazit të lëngëzuar përmes Vlorës. Kjo strategji parashikon prodhimin e energjisë në atë pikë dhe transmetimin e saj, duke shmangur nevojën për investime shtesë në infrastrukturë të brendshme.

Burim: Ekonomia Online — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...