{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreihrdb4dlunxgvsintaabd6jzpujei4th54z2xx3rkppibicbl7cdq",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mp7ng45xksp2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreidtuizn3ip6pdcsihtmsziygpsveyno4l37o6kwmf6otiuwq2mxlq"
},
"mimeType": "image/png",
"size": 449635
},
"description": "Shtetet e Bashkuara zgjatën për një vit regjimin e sanksioneve, ku në Kosovë figurojnë 29 individë dhe subjekte të ndaluara.",
"path": "/shba-sanksione-ballkan-kosova-lista-zeze/",
"publishedAt": "2026-06-26T19:09:05.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Albinfo.ch"
],
"textContent": "WASHINGTON — Shtetet e Bashkuara kanë zgjatur për një vit mekanizmin ligjor që mundëson vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave më të fundit deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane figurojnë gjithsej 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete të rajonit.\n\nKosova renditet e dyta në rajon me 29 individë dhe subjekte të sanksionuara, duke mbetur vetëm pas Serbisë, e cila kryeson listën me 49 raste. Pas Kosovës vijnë Bosnje e Hercegovina me 26, Maqedonia e Veriut me 12, Shqipëria me 8 dhe Mali i Zi me 7 subjekte të sanksionuara.\n\nSanksionet vendosen nga Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) pranë Departamentit amerikan të Thesarit. Ky mekanizëm synon individët dhe kompanitë e dyshuara për korrupsion, krim të organizuar, destabilizim të rajonit, terrorizëm ose lidhje të drejtpërdrejta me Rusinë.\n\nNë Kosovë, në listën e zezë ndodhen 14 subjekte juridike, ku shumica janë të lidhura me rrjetet e krimit të organizuar në veri të vendit. Këtu përfshihen kompani të lidhura me Zvonko Veselinoviqin dhe Sinisha Nedeljkoviqin, si dhe organizata e mbyllur “Ringjallja e Shoqatës së Trashëgimisë Islame”, e sanksionuar për lidhje me terrorizmin.\n\nMasat amerikane përfshijnë ngrirjen e pasurisë, ndalimin e të gjitha transaksioneve financiare dhe kufizime të tjera strategjike. Këto veprime kanë për qëllim izolimin e plotë të subjekteve që cenojnë sigurinë rajonale dhe sundimin e ligjit në vend.\n\n_Burim:_ Albinfo.ch\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pse Kosova renditet e dyta në Ballkan për sanksionet amerikane?",
"updatedAt": "2026-06-26T19:09:06.972Z"
}