{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreiffywkmhv5ulkmjb3jmxbpsdb54ptsqcapxcvj4xr7myev5br552y",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mp7fel6djt32"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreieshrirfkitxck6g6plvluvfmxb47wxy4soceqmmt2lashahle2dy"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 256306
  },
  "description": "Një mosmarrëveshje për konsumimin e marihuanës përfundoi me thyerjen e xhamit të veturës dhe përdorimin e shufrave të metalit.",
  "path": "/perleshje-baba-djal-gracanice/",
  "publishedAt": "2026-06-26T16:45:08.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Sinjali"
  ],
  "textContent": "GRAÇANICË — Një konflikt familjar në fshatin Radevë ka përfunduar me përleshje fizike mes një babai dhe djalit të tij, më 25 qershor rreth orës 13:00. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, shkaku i sherrit dyshohet të ketë qenë një diskutim për konsumimin e marihuanës nga njëri prej të dyve.\n\nSituata ka eskaluar kur njëri nga të përfshirët ka dalë nga shtëpia dhe ka thyer xhamin e veturës së babait të tij. Pas kësaj, konflikti është kaluar në sulm fizik, ku dyshohet se janë përdorur një shufër metali dhe një sëpatë për të lënduar njëri-tjetrin.\n\nNë incident ka qenë i përfshirë edhe një i mitur, ndërsa dy familjarë të tjerë dyshohet se e kanë lidhur njërin nga protagonistët me litar deri në ardhjen e Policisë. Njësitë policore dhe hetuesit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes për të sqaruar ngjarjen.\n\nTë përfshirët kanë marrë ndihmë mjekësore, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për dhunë në familje, rasti është iniciuar zyrtarisht si \"Dhunë në familje\" dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt.\n\n_Burim:_ Sinjali\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse u përleshën baba e djalë me sëpatë në Graçanicë?",
  "updatedAt": "2026-06-26T16:45:09.081Z"
}