External Publication
Visit Post

Pse ndalohet lëvizja në pyjet e Maqedonisë nga 1 korriku?

Zhurma Press June 26, 2026
Source

SHKUP — Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka vendosur ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe në tokat pyjore në Maqedoni. Masa hyn në fuqi më 1 korrik 2026 dhe do të zgjasë deri më 31 gusht 2026, duke synuar parandalimin e zjarreve në hapësirat e hapura.

Sipas njoftimit, lëvizja do të lejohet vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga njësitë rajonale të NP „Pyjet Nacionale“ ose nga Parqet Nacionale. Ky vendim është marrë në përputhje me nenin 57, paragrafi 3 të Ligjit për Pyjet, pas kërkesave të menaxherëve të zonave të mbrojtura për shkak të rrezikut të shtuar.

Mosrespektimi i këtij ndalimi do të penalizohet rëndë. Personave fizikë që do të konstatohen duke lëvizur në këto zona, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do t'u shqiptohet një gjobë në vlerë prej 1.500 deri në 2.000 euro, në kundërvlerë në denarë.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...