Çfarë u diskutua në takimin e Valbon Limanit me ambasadorin Mihalis Rokas?
GOSTIVAR — Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, në kuadër të vizitave të tij në komunat e Maqedonisë së Veriut. Gjatë takimit, u diskutua mbi projektet aktuale dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit, avancimin e standardeve evropiane në nivel lokal, si dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Para përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe këshilltarëve komunalë, u prezantua programi ekologjik LIFE, si një nga instrumentet kryesorë të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit dhe ndikimin klimatik.
Bashkimi Evropian vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit lokal përmes programeve dhe investimeve që kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme dhe më cilësore për qytetarët.
*Burim: Tetova Sot_* — Redaksia ZHURMA_
Discussion in the ATmosphere