External Publication
Visit Post

Si qëndron 20 korriku për aktgjykimin e ish-krerëve të UÇK-së?

Zhurma Press June 25, 2026
Source

PRISHTINË — Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar se afati i 20 korrikut për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbetet në fuqi për momentin. Gjykata bëri të ditur se procedura po zhvillohet brenda afateve të përcaktuara nga vendimi i fundit i Trupit Gjykues, i miratuar më 5 maj 2026.

Megjithatë, institucioni nuk përjashton mundësinë e shtyrjes. Sipas sqarimit zyrtar, Trupi Gjykues ka parashikuar se afati mund të zgjatet vetëm nëse paraqitet një nevojë e domosdoshme, rast në të cilin palët dhe opinioni publik do të njoftohen me vendim të veçantë.

"Nëse një zgjatje e mëtejshme do të konsiderohej absolutisht e nevojshme, Trupi Gjykues do të nxirrte një urdhër përkatës në kohën e duhur", thuhet në deklaratën e DHSK-së. Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së konsiderohet një nga vendimet më të rëndësishme të Dhomave, i pritur me interes të lartë në Kosovë dhe më gjerë.

Lexo edhe: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) — eksponati i plotë.

Burim: BoldNews — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...