External Publication
Visit Post

Çfarë i tha Shakira Dua Lipës në podcastin e Lele Pons?

Zhurma Press June 25, 2026
Source

MIAMI — Gjatë podcastit me Lele Pons, Shakira u pyet për artistët me të cilët do të dëshironte të bashkëpunonte. Pa hezitim, zgjodhi Dua Lipën, ylli shqiptaro-britanik, dhe iu drejtua drejtpërdrejt: "Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?"

Lele Pons e quajti Dua Lipën "të mrekullueshme", ndërsa Shakira shtoi me admirim: "Ajo është e jashtëzakonshme." Deklaratat kanë ngjallur shpresa tek fansat, të cilët tashmë imagjinojnë bashkëpunimin e mundshëm mes dy artisteve me famë botërore.

Burim: RTV21 — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...