External Publication
Visit Post

Sa afër është miratimi i Kodit Zgjedhor të ri në Maqedoni?

Zhurma Press June 25, 2026
Source

SHKUP — Grupi punues për reformën e legjislacionit zgjedhor mbajti sot mbledhjen e njëmbëdhjetë, duke shqyrtuar çështjet e mbetura të hapura dhe propozimet për ndryshime e plotësime të Kodit Zgjedhor. Procesi synon zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Anëtarët e grupit shkëmbyen mendime mbi propozimet e dorëzuara nga partitë politike. Sipas konstatimeve, një pjesë e konsiderueshme e zgjidhjeve të propozuara janë harmonizuar dhe gëzojnë nivel të lartë konsensusi.

Nesër partitë politike duhet të deklarohen elektronikisht për disa propozime të caktuara. Pas kësaj, pritet të përgatitet versioni përfundimtar i zgjidhjes ligjore — projekt-ligji i cili do të dërgohet pastaj në procedurën e mëtejshme institucionale për miratim.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...