External Publication
Visit Post

Si u sulmua ekipi i TV Dukagjini gjatë raportimit në Gjilan?

Zhurma Press June 25, 2026
Source

GJILAN — Gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani të TV Dukagjini janë sulmuar fizikisht sot, gjatë realizimit të një kronike për punimet në sheshin e Gjilanit. Një punonjës i kompanisë ndërtimore i ka shtyrë fizikisht dhe i ka pamundësuar vazhdimin e punës.

AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin dhe e konsideron atë "pengim me forcë të ushtrimit të punës profesionale dhe sulm ndaj lirisë së medias në vend". Asociacioni e fton Komunën e Gjilanit — e cila është përgjegjëse për punimet — të distancohet nga ky veprim, si dhe organet e sigurisë e drejtësisë të veprojnë me shpejtësi për ta mbajtur përgjegjës sulmuesin.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...