External Publication
Visit Post

Lamallari shpall Hudutin 'person i padëshiruar' për 15 vjet

Zhurma Press June 25, 2026
Source

TIRANË — Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerrë urdhrin zyrtar për shpalljen e Ikballe Hudutin (Berisha) "person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë" për 15 vjet. Urdhri i është dërguar menjëherë Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Motivi i vendimit bazohet në informacione të grumbulluara, sipas të cilave veprimtaria e kësaj shtetaseje vlerësohet si "kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike". Huduti njihet për lidhjet me regjimin iranian të Ajatollahëve dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri.

Ajo është shfaqur publikisht krah ish-presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, dhe gjatë ditës së sotme ishte e pranishme në protestat në Tiranë — çka nxiti reagimin e kryeministrit.

Kryeministri Edi Rama reagoi sot publikisht, duke e quajtur "i njëjti personazh i ardhur me karvanin e 'diasporës' së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë shqiptare dhe kërkon hakmarrje ndaj Amerikës".

Rama e lidhi drejtpërdrejt me gjeneralin iranian Kasem Sulejmani — "kasapin e regjimit të Teheranit" — dhe identifikoi personazhin krah saj si "Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës". Masa e Lamallari dhe deklarata e Ramës vijnë brenda së njëjtës ditë.

Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...