Pse Maqedonia e Veriut po bie përpara në integrimin në BE?
TETOVË — Dr Arben Taravari, kryetari i Ash-it, kërkon garanci të qarta për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Ai nuk kërkon poste apo pazare politike, por siguri për qytetarët dhe perspektivë për të rinjtë.
Ndryshimet kushtetuese janë kushti kyç për zhbllokimin e procesit. Por qeveria, dhe sidomos VLEN-i që premtoi se integrimet do të ishin prioritet, sot hesht përballë bllokadës dhe qëndron në pushtet pa garanci apo rezultate.
Maqedonia e Veriut, dikur ndër vendet e para në rajon me status kandidat, tani sheh se Mali i Zi dhe Shqipëria ecin përpara. Çdo vit i humbur do të thotë më pak investime, standart më i ulët dhe më shumë të rinj që Evropën e kërkojnë duke braktisur vendin — këtu qëndron përgjegjësia politike.
Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere