External Publication
Visit Post

Posta e Kosovës lëshon pulla për 250-vjetorin e SHBA-së

Zhurma Press June 24, 2026
Source

PRISHTINË — Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim një emision të jashtëzakonshëm pullash postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një nga jubileet më të rëndësishme në historinë moderne të demokracisë.

Emisioni filatelik është realizuar në shenjë respekti për shpalljen e pavarësisë së SHBA-së më 4 korrik 1776. Përbëhet nga një pullë postare me vlerë nominale prej 2.10 euro, e vendosur në një tabak me katër pulla, si dhe nga Zarfi i Ditës së Parë me Vulën e tij — një koleksion i veçantë për filatelistët.

Në njoftimin e saj, Posta e Kosovës vlerëson kontributin historik të SHBA-së në promovimin e paqes dhe demokracisë, duke theksuar marrëdhëniet e veçanta të miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Vlerat e lirisë dhe pavarësisë qëndrojnë në themel të këtyre marrëdhënieve.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...