External Publication
Visit Post

Pse rriten infeksionet vaginale nga pishinat dhe plazhi?

Zhurma Press June 24, 2026
Source

TIRANË — Frekuentimi i pishinave dhe plazheve gjatë verës rrit rrezikun e infeksioneve vaginale tek gratë dhe vajzat, paralajmëron mjekja gjinekologe Eglantina Dema. Lagështira, veçanërisht qëndrimi i gjatë me rroba banje të lagura, prish balancën natyrore mbrojtëse të organizmit.

"Pishinat, plazhi, lagështira bëhet më problematikja dhe shkakton infeksione", thotë Dema. Mbrojtja vaginale varet nga pehashi acid dhe flora bakteriale normale; kur këto barrierë prishen, bakteret ekzistuese rriten në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar vaginoza.

Gjinekologia nënvizon se edhe ujërat e pastra të plazhit shkaktojnë prishje balancash për shkak të lagështisë. Këshilla kryesore: ndërrimi i shpeshtë i rrobave të banjës, sidomos për shtatzënat dhe vajzat e vogla. "Të gjithë të kenë kujdes që pishinat të jenë të kontrolluar — aty është burim i madh infeksioni", theksoi Dema në emisionin "Dita Jonë" në A2 CNN.

Burim: Report Tv — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...