External Publication
Visit Post

Çfarë u diskutua në takimin Lamallari–Schmid në Hagë?

Zhurma Press June 24, 2026
Source

HAGË — Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me presidentin e Eurojust, Michael Schmid, ku u diskutua forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në luftën kundër krimeve ndërkufitare. Partneriteti mes Shqipërisë dhe Eurojust po jep rezultate konkrete, sipas një njoftim të Ministrisë.

Të dy palatë vlerësuan bashkëpunimin në hetimin e veprave penale komplekse, trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe mashtrimeve online. Lamallari theksoi mbështetjen e Eurojust për institucionet shqiptare dhe rolin e Prokurorit Ndërlidhës në forcimin e bashkëpunimit gjyqësor me vendet e BE-së.

Ministri u zotua se Shqipëria do të vijojë të jetë "partner i besueshëm" për siguri, drejtësi dhe sundim të ligjit, ndërsa mbështetja për institucionet e drejtësisë mbetet thelbësore në rrugën drejt standardeve evropiane. Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me agjencitë evropiane të drejtësisë.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...