External Publication
Visit Post

Çfarë tha Hasani për ligjin e përfaqësimit të drejtë?

Zhurma Press June 23, 2026
Source

SHKUP — Deputeti i BDI-së Ilir Hasani e ka krahasuar ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat me flluskë bore , duke thënë se "mjafton një diell i vogël për ta shkrirë". Ai akuzoi VLEN-in se e mbajti të fshehur ligjin për dy vite, duke shtuar se nuk është parë nga ai personalisht as nga qytetarët.

Hasani vuri në dukje se opozita nuk është konsultuar fare për amandamentet e caktuara dhe kërkoi që Marrëveshja e Ohrit të jetë e përfshirë në ligj. Ndërkohë, deputetja e VLEN-it Imerlije Saliu i ktheu akuzën: pyeti Hasanin se pse nuk është rregulluar çështja gjatë 20 viteve që BDI-ja ishte në pushtet.

Saliu e quajti propagandë të pastër kritikat e opozitës, duke thënë se ato po nxjerrin në pah punët e papërfunduara të BDI-së dhe po mundohen t'ia faturojnë VLEN-it. Debatet vijnë në kohën kur Mickoski po kërkon zgjidhje të Kodit Zgjedhor para 30 qershorit — një tjetër pikë kyçe të agjendës së reformave.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...