Çfarë iu kërkua Abdixhikut nga degët e LDK-së në Lipjan e Pejë?
PRISHTINË — Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi iu është kërkuar dorëheqja nga dega në Lipjan dhe ajo në Pejë. Ai bëri të ditur se kërkesën e mori vesh nëpërmjet mediave, jo drejtpërdrejt.
Abdixhiku deklaroi se s’e ka ndërmend dorëheqjen. “E siguroj anëtarësinë e gjerë të LDK-së se nuk do të lejojmë, që projektet e ndarjeve të LDK-së nga sabotues të qëllimshëm të marrin formë,” shkroi ai në Facebook. “Ato dështuan më 31 janar; dështuan në zgjedhje, do të dështojnë edhe tash.”
Dega e LDK-së në Lipjan dhe ajo në Pejë e kërkuan dorëheqjen për atë që e vlerësojnë si performancë të dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit. Abdixhiku iu përgjigj me keqardhje: “Si nuk u ngopën kurrë?!”
Postimi i tij i referohet “vullnetit të shumicës derrmuese të LDK-së” dhe paralajmëron se “në asnjë rrethanë, me asnjë çmim” nuk do të lejojë tjetërsimin e tij në “projekte që synojnë ndarjen dhe më pas shuarjen e LDK-së”.
Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere