{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreicsswpt3malkagga25ih5moytit4d7das4qkidaucuhwpyw7w2xci",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3moxhp5hgh552"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreic3d4j6cfgmcizavzlgfklzamaef4zepdb4z4urq3sf2ws53wnshy"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 580231
  },
  "description": "A do të mjaftojnë 10 mijë lekë për hektar për të mbajtur fermerët në tokë?",
  "path": "/skema-kombetare-bujqesi-32-mije-fermer-aplikuan/",
  "publishedAt": "2026-06-23T13:05:28.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "ABC News"
  ],
  "textContent": "TIRANË — Skema kombëtare e financimit në bujqësi për vitin 2026 ka tërhequr interes të madh nga fermerët shqiptarë. Deri më tani, mbi 32 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga kjo skemë, e cila ofron mbështetje financiare për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është më 26 qershor, dhe kanë mbetur edhe vetëm 3 ditë kohë deri në mbylljen e tij.\n\nPër sa i përket procesit të aplikimit, masat direkte kryhen online në portalin e-Albania, ndërsa për masat e investimeve, dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht pranë zyrave qendrore të Agjencisë Zhvillimore të Bujqësisë dhe Ruralitetit (AZHBR).\n\nSkema Kombëtare 2026 përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi. Vlera e financimit për sipërfaqe të mbjella me kultura bujqësore është parashikuar të jetë 10,000 lekë për hektar (lekë/ha), me kusht që sipërfaqja e mbjellë të jetë minimumi 3 hektarë.\n\nPër fermerë me sipërfaqe më të mëdha, skema ofron përfitime shtesë. Ata që kanë të mbjellë mbi 10 hektarë tokë me kulturë bujqësore do të përfitojnë 50% më shumë se vlera bazë. Gjithashtu, prioritet absolut në skemën kombëtare të financimit për këtë vit, me mbështetje 100%, është parashikuar për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor.\n\nNë sektorin e blegtorisë, skema e re ka ndryshuar kushtet për të përfituar. Numri i bagëtive që duhet të ketë një blegtor është përgjysmuar. Blegtorët me tufa jo më të vogla se 5 bagëti do të marrin 12 mijë lekë për çdo krerë lopë, ndërsa për të imtat, financimi është rritur nga 1,200 lekë në 1,500 lekë për krerë.\n\n*Burim: ABC News*\n*— Redaksia ZHURMA*",
  "title": "Çfarë ofron skema e re kombëtare për mbi 32 mijë fermerë që aplikuan?",
  "updatedAt": "2026-06-23T13:05:29.235Z"
}