External Publication
Visit Post

KRU Mitrovica ndërpret ujin në disa lagje për punime

Zhurma Press June 23, 2026
Source

MITROVICË — KRU Mitrovica ka njoftuar ndërprerje të ujit për punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Ekipet po punojnë në rrugët "Ujmani", "Bislim Bajgora", "Trepça", "Bajo Topulli", "Dëshmorët e Kombit", si dhe në fshatrat Kqiq dhe Lushtë.

Punime ka edhe në rrjetin e kanalizimit në rrugët "Molla e Kuqe", "Jeton Tërrstena", "Evlia Qelebia", "Mbretëresha Teuta" dhe fshatin Trepçë. KRU këshillon konsumatorët që nëse uji është i turbullt, të lihet rubineti të rrjedhë derisa të kthjellohet.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...