Pse rrezikon Kosova 60 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së?
PRISHTINË — Kosova rrezikon të humbasë rreth 60 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian nëse deri më 30 qershor nuk arrin t'i zbatojë reformat e kërkuara. Afati është ngushtë: vetëm shtata ditë mbeten dhe 13 hapat reformues nuk janë plotësuar.
Ngërçi politik dhe mungesa e institucioneve funksionale kanë bllokuar miratimin e ligjeve të nevojshme. Qeveritarët fajin ia kanë lënë mungesës së institucioneve, por ligjet e nevojshme mbeten pa u votuar.
Rreziku nuk ndalet më 30 qershor. Nëse moszbatimi vazhdon deri në dhjetor, Kosova rrezikon të humbasë mbi 165 milionë euro shtesë — 27 reforma të tjera kanë afat deri në fund të vitit.
Nga Plani i Rritjes, BE ka paraparë mbi 880 milionë euro në grante dhe kredi për Kosovën deri në fund të 2027-s, me kusht zbatimin e reformave. Hapat reformues kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, qeverisjen, zhvillimin ekonomik, tranzicionin e gjelbër dhe digjital. Ekspertët e vlerësojnë humbjen e milionave nga BE-ja si goditje për ekonominë e vendit.
Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere