External Publication
Visit Post

Çfarë kërkon Taravari për kthimin e ASH-së në qeveri?

Zhurma Press June 22, 2026
Source

SHKUP — Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, nuk e përjashton kthimin e partisë në qeveri — por vetëm me kushte. Në emisionin "Debat në Shenja", ai deklaroi se do të ishte "nënçmuese" të hyje prej aty ku ke dalë, megjithatë nuk e mbyll mundësinë me një marrëveshje të re.

Taravari vendosi dy parakushte të qarta: garanca për fillimin e negociatave me BE-në dhe ndryshimet kushtetuese. "Vetëm se me një marrëveshje të re në të cilat do të kishte së paku garanca për fillimin e negociatave me BE-në dhe ndryshimet kushtetuese ne atë rast edhe mund të diskutohet", tha ai. Në të kundërtën, sipas tij, nuk ka çfarë të diskutohet.

Paralelisht, Taravari sulmoi VLEN-in: "Sulmi është mbrojtja më e mirë" — duke thënë se partnerët qeveritarë "s'janë aty hiq" dhe nuk kanë informata se çfarë ndodh. Kujtoi se ASH-ja dhe koalicioni e dërguan BDI-në në opozitë — "super e bëmë" — dhe i sfidoi VLEN-in: nëse Serbia ka ndikim siç pretendojnë, le ta largojnë vetë.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...