External Publication
Visit Post

Çfarë sjell FlyOne Armenia me dy fluturime në javë nga Rinasi?

Zhurma Press June 22, 2026
Source

TIRANË — Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas mirëpriti sot fluturimin e parë të FlyOne Armenia, duke shënuar rikthimin e lidhjeve ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Armenisë dhe nisjen e një partneriteti të ri mes dy vendeve.

Sipas TIA-s, linja e re do të operojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte, duke u ofruar pasagjerëve mundësi të reja udhëtimi dhe duke forcuar lidhjet turistike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.

Rrjeti i fluturimeve direkte nga Rinasi vijon të zgjerohet, duke rritur mundësitë e lidhjes së Shqipërisë me tregje dhe destinacione të reja ndërkombëtare.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...