{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreic4ixn3l6nxyy7xveqxv33vwruuj4wfdbhcjyzuqdt2ppdntuum2q",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3moverzwokph2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreidxlcbed3bv6mqtufddwpt2olwgngmtgvl7usqwoj5cxrg523ntfq"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 297835
  },
  "description": "Kryeministri shqiptar u prit me drekë pune nga presidenti francez, me axhendë integrimin europian dhe samitin e ardhshëm të NATO-s.",
  "path": "/rama-macron-elysee-paris-be-nato/",
  "publishedAt": "2026-06-22T17:08:07.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Tetova Sot"
  ],
  "textContent": "PARIS — Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot vizitë zyrtare në Pallatin Elysée, ku qëndroi mbi dy orë me Presidentin francez Emmanuel Macron. Takimi u mbajt me ftesë të Macron-it dhe u zhvillua si pjesë e dialogut politik të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Francës.\n\nAxhenda e takimit përfshiu forcimin e partneritetit strategjik dypalësh, qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit në BE — temë për të cilën Rama ka qenë ndër zërat më nxitës — si edhe samiti i ardhshëm i NATO-s në Ankara.\n\nVizita e sotme vjen në vijimësi të takimeve të shpeshta: Rama e Macron u takuan zyrtarisht në Paris në prill 2024, në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, si dhe rregullisht në formate multilaterale e kontakte telefonike.\n\nTirana vlerëson rolin e Francës dhe angazhimin personal të Macron-it në promovimin e qasjes së re ndaj Ballkanit Perëndimor. Vizita pritet të riafirmojë vullnetin e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e mëtejshëm të integrimit europian të Shqipërisë.\n\n_Burim:_ Tetova Sot\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Çfarë diskutoi Rama me Macron-in mbi dy orë në Pallatin Elysée?",
  "updatedAt": "2026-06-22T17:08:07.729Z"
}