Si u godit me thikë gruaja e Pogradecit nga bashkëshorti i saj?
Zhurma Press
June 22, 2026
POGRADEC — Një 28-vjeçare u godit me thikë nga bashkëshorti i saj brenda banesës së çiftit, në lagjen 4 të Pogradecit, dyshohet pas një konflikti të çastit. Burri ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur gruan, duke i shkaktuar plagë në bark dhe në krah.
Nga rëndësia e lëndimeve, 28-vjeçarja u nis me helikopter drejt spitalit të Tiranës për trajtim mjekësor të specializuar. Bashkëshorti dyshohet si autori i sulmit.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere