External Publication
Visit Post

Çfarë u pret tregtarëve maqedonas nëse nuk ulin çmimet ushqimore?

Zhurma Press June 22, 2026
Source

SHKUP — Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, paralajmëroi të hënën se Qeveria maqedonase do të mbajë sot takim me të gjithë distributorët, tregtarët dhe marketet e vendit. Mesazhi, tha ai, do të jetë i qartë: kriza po mbaron dhe tani është radha e tregtarëve t'ua kthejnë qytetarëve me çmime më të ulëta.

"Qytetarët ishin tolerantë — tani është radha e tyre të jenë të sjellshëm dhe të vazhdojnë menjëherë me uljen e çmimeve, veçanërisht të produkteve bazë ushqimore," tha Mickoski. Ai shtoi se nuk do të pranojë "asnjë justifikim" si arsyetimi "nuk na i rritën ose ulën çmimet."

Nëse nuk ka reagim nga tregjet dhe distributorët "në ditët në vijim," kryeministri paralajmëroi se Qeveria ka mekanizma për të ndërhyrë. Mickoski njoftoi gjithashtu krahasime çmimesh me rajonin dhe premtoi: "Me emër dhe mbiemër nga nesër do t'i shpallim publikisht."

Ai nuk mundi të specifikojë se sa dhe ku do të jetë ulja më e madhe, por theksoi se "produktet bazë ushqimore duhet të korrigjohen." Deklarata u bë pas pjesëmarrjes në Takimin Vjetor 2026 të Bordit Drejtues të CEF-it.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...