Sa denarë pritet të ulen nafta dhe benzina sot në Maqedoni?
SHKUP — Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) pritet të vendosë sot çmimet e reja të karburanteve në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Hristijan Mickoski ka parashikuar paraprakisht ulje prej 7 denarësh për litër dizel dhe 4 denarësh për litër benzinë — bazuar në kalkulimet e tij qeveritare.
Mickoski lidhi pritjet me bisedimet e paqes ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, të cilat sipas tij do të ndihmojnë në stabilizimin e tregut global të naftës. Çmimi i naftës aktualisht lëviz rreth 80 dollarë për fuçi, me pritshmëri për rënie të mëtejshme nëse marrëveshja arrihet.
"Ne bëmë kalkulimet tona, vlerat e dollarit janë rritur pak. Pres që benzina të ulet diku rreth katër denarë për litër, ndërsa dizeli diçka më shumë, rreth shtatë denarë," deklaroi Mickoski gjatë ceremonisë së gurthemelit të një kopshti fëmijësh në komunën e Karposhit. KRRE-ja pritet ta kumtojë vendimin zyrtarisht sot.
Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere