{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreibuadvfm4swu64u3xicfyftdehizl5bokl67a4tsuxfjdta4hvefu",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mosqrmtqeoe2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreie4ldrgfkzrvn7rwkikxjeoymf53f242cpbyuzneraitwj5hy7wdm"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 26609
},
"description": "Ish-këngëtarja e larguar nga skena muzikore tregon pse preferon të qëndrojë beqare dhe pse epoka e saj me muzikën ka përfunduar që nga viti 2017.",
"path": "/cfare-thote-zanfina-ismaili-per-familjen-dhe-skenen-muzikore/",
"publishedAt": "2026-06-21T16:04:42.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Zëri"
],
"textContent": "PRISHTINË — E larguar prej shumë vitesh nga skena muzikore, këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili vazhdon të mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje në Instagram, ku iu përgjigj disa prej kurioziteteve të shumta të fansave.\n\nMes pyetjeve të ndryshme rreth jetës private, një ndjekës e ka pyetur nëse mendon të krijojë një familje së shpejti. Në vend të një përgjigjeje të drejtpërdrejtë, Ismaili publikoi një thënie në anglisht, ku shkruhej se duhet forcë për të qëndruar beqar në një botë ku shumë njerëz kënaqen me çfarëdo.\n\nMe këtë mesazh, ajo la të kuptohet se preferon të mos bëjë asnjë kompromis me lumturinë e saj personale. Megjithatë, ajo nuk e la me aq, por shtoi me humor se është ende duke pritur që \"hajmalia të japë efekt\", duke treguar anën e saj shakatore me ndjekësit.\n\nNga ana tjetër, e pyetur nga një fans që i shprehu mungesën në skenë nëse do të rikthehej ndonjëherë në muzikë, Ismaili u përgjigj shkurt dhe me prerje: \"Jo, me muzikë e kom kry në 2017-tën\", duke konfirmuar përfundimisht largimin e saj nga karriera muzikore.\n\n_Burim:_ Zëri\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Çfarë thotë Zanfina Ismaili për familjen dhe skenën muzikore?",
"updatedAt": "2026-06-21T16:04:43.111Z"
}