{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreifzw5odxoni6jwj575v3gummpquou4zuflfxh65eho7r23prqc4re",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mosgqhkgfl42"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreicvcmgblxnaoaf6mvk7c5mmbhvrdyq7hv7cqyckwltfumcph25kfa"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 57963
  },
  "description": "Katalanasit kanë shënjestruar yllin e Atlético Madrid, Julián Álvarez, për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë mbi 100 milionë euro.",
  "path": "/si-planifikon-barcelona-ta-zevendesoje-robert-lewandowskin/",
  "publishedAt": "2026-06-21T13:04:45.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Insajderi"
  ],
  "textContent": "BARCELONË — Barcelona e ka identifikuar sulmuesin e Atlético Madrid, Julián Álvarez, si objektivin kryesor për të zëvendësuar Robert Lewandowskin në repartin ofensiv. Drejtuesit katalanas besojnë se reprezentuesi argjentinas do të përshtatej në mënyrë perfekte me filozofinë e trajnerit Hansi Flick, duke pasur ndikim të ngjashëm me golat e Lewandowskit në vitet e tij më të mira në “Camp Nou”.\n\nSipas raportimit të Marca, Barcelona aktualisht është e gatshme të ofrojë pak më shumë se 100 milionë euro për të siguruar reprezentuesin argjentinas. Klubi katalanas beson se Álvarez është kandidati ideal për të udhëhequr repartin e avancuar falë aftësisë së tij për të shënuar, krijuar raste dhe luajtur në disa pozicione të ndryshme.\n\nMegjithatë, realizimi i këtij transferimi pritet të jetë mjaft i vështirë për katalanasit. Atlético Madrid nuk ka ndërmend të lehtësojë largimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së saj.\n\nMbetet të shihet nëse katalanasit do ta rrisin ofertën e tyre financiare në muajt e ardhshëm. Për momentin, Atlético Madrid nuk duket e gatshme të heqë dorë nga kampioni i botës me Argjentinën.\n\n_Burim:_ Insajderi\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Si planifikon Barcelona ta zëvendësojë Robert Lewandowskin?",
  "updatedAt": "2026-06-21T13:04:46.265Z"
}