External Publication
Visit Post

11-vjeçari nga Tirana humb jetën në det në Durrës

Zhurma Press June 21, 2026
Source

DURRËS — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën në det. Sipas informacioneve të para nga terreni, rreth orës 10:35, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht i mituri 11-vjeçar, i cili ishte banues në Tiranë.

Pas kësaj ngjarjeje, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave. Hetuesit janë duke punuar gjithashtu për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes së fëmijës në ujë.

Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...