External Publication
Visit Post

Pse diplomatët e akredituar në Tiranë zbulojnë Malësinë e Madhe?

Zhurma Press June 20, 2026
Source

TAMARË — Trupi diplomatik i akredituar në Tiranë ka zhvilluar këtë fundjavë një tur promovues në peizazhet e Malësisë së Madhe, larg agjendave zyrtare të përditshme. Ndalesa e parë ishte in Leqet e Hotit, ku diplomatët u pritën nga kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

Më pas delegacioni vijoi drejt Tamarës, zemra turistike e Kelmendit. Mikpritja tradicionale u shoqërua me muzikë, valle dhe produkte tipike të zonës. Marinaj e vlerësoi si "avantazh të madh" njohjen e Malësisë së Madhe në vende ku njihet pak.

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, tha se aktivitete të tilla synojnë të prezantojnë potencialet turistike, kulturore dhe natyrore të Shqipërisë përmes vetë përfaqësuesve diplomatikë. "Mendoj se është një rast shumë i mirë edhe për ambasadorët për ta parë vetë dhe për ta prekur vetë këtë kulturë dhe traditë tonën këtu", theksoi ajo.

Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, vizitoi panairin e produkteve vendase dhe bleu. "Është hera e parë, por jo e fundit", u shpreh ai, duke shprehur dëshirën të rikthehej edhe për udhëtim me biçikletë. Turi vijon më pas drejt Lëpushës dhe Razmës.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...