External Publication
Visit Post

Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë 2-1 dhe kualifikohet

Zhurma Press June 20, 2026
Source

TORONTO — Kombëtarja e Gjermanisë ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë të Kupës së Botës, pas një fitoreje dramatike 2-1 kundër Bregut të Fildishtë. Ndeshja nisi me një befasi të madhe për gjermanët, kur Kesi kaloi afrikanët në avantazh në minutën e 30-të, duke shfrytëzuar vështirësitë e tyre në mbrojtje.

Gjermanët shtuan presionin dhe gjetën barazimin vetëm në minutën e 68-të me anë të sulmuesit Deniz Undav. Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, po i njëjti futbollist shënoi golin e përmbysjes së madhe në sekondat e fundit, duke konfirmuar edhe një herë rregullin e pashkruar se loja nuk mbaron derisa fiton Gjermania.

Burim: Sportekspres — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...