Pse Besfort Zeneli thotë se po përfaqëson edhe Kosovën në Botëror?
HJUSTON — Mesfushori Besfort Zeneli ka shënuar një moment të rëndësishëm duke debutuar në Kampionatin Botëror 2026. Megjithatë, për ish-lojtarin e Kosovës U-21, kjo përvojë e parë ishte e hidhur në fushë. Suedia, ekipi i tij, pësoi një humbje të thellë 5-1 përballë Holandës në ndeshjen e luajtur në Hjuston.
Në një intervistë për gazetarin Arlind Sadiku, futbollisti u shpreh i lumtur për këtë arritje, pavarësisht rezultatit. Zeneli deklaroi lidhjen e tij të fortë me vendin e origjinës, duke potencuar se në këtë turne nuk po luan vetëm për Suedinë, por edhe për atdheun e tij.
“Unë gjithmonë e reprezentojë Suedinë dhe Kosovën, unë jam i lindur në Suedi por prindërit e mi vijnë nga Kosova dhe çdo vit e vizitojmë Kosovën”, u shpreh Zeneli. Kjo deklaratë tregon se si futbollistët e diasporës ruajnë lidhjen me Kosovën në skenën e madhe botërore.
Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere