Si po ballafaqohet Lumir Abdixhiku me të pakënaqurit e LDK-së?
PRISHTINË — Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po ballafaqohet me të pakënaqurit e këtij subjekti politik vetëm përmes rrjetit social Facebook. Pasi njoftoi për takimet e zhvilluara me dy degët më të mëdha në kryeqytet, ai u ka dërguar thumbime bashkëpartiakëve që kërkojnë ndryshime brenda strukturave.
Në mesazhin e tij publik, Abdixhiku u shpreh se ka takuar "njerëzit e Lidhjes, të vërtetët," në Degën III dhe Degën IV të Prishtinës, duke i falënderuar për besimin dhe veprimin e tyre. Ky qëndrim shihet si një thumbim i drejtpërdrejtë për kritikët që po kërkojnë një proces të ri zgjedhor.
Ndonëse kërkesa e anëtarëve të pakënaqur për zgjedhje të reja të brendshme është bërë e ditur, kryetari i LDK-së nuk është deklaruar ende për këtë çështje. Përplasja e tij me ta po vazhdon të zhvillohet vetëm në arenën virtuale të rrjeteve sociale.
Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere