External Publication
Visit Post

Si u kap 21-vjeçari M.F. pas grabitjes së karburantit në Krujë?

Zhurma Press June 20, 2026
Source

KRUJË — Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë arritur të vënë në pranga 21-vjeçarin me iniciale M.F., i cili kërkohej për vjedhje. Ky shtetas dyshohet se më datë 15 qershor ka vjedhur një pikë karburanti të ndodhur në Krastë.

Përveç vjedhjes së pikës së karburantit, hetimet e kryera kanë zbuluar se më datë 19 qershor, ky i ri ka hyrë i maskuar dhe i pajisur me një armë zjarri automatike në oborrin e shtetases M.K. në fshatin Radë, me qëllim për ta vjedhur atë.

Gjatë operacionit të organizuar për kapjen e tij, 21-vjeçari ka tentuar t’u largohet forcave të rendit. Megjithatë, ai është neutralizuar me sukses dhe është prangosur rreth 300 metra larg vendit të ngjarjes nga Policia e Krujës.

Ndërkohë, gjatë arrestimit policia ka sekuestruar edhe dy armë zjarri, përkatësisht një të tipit automatik dhe një pushkë. Të dyja këto armë zjarri posedoheshin nga i riu në momentin kur u kap nga forcat e policisë.

Burim: Ekonomia Online — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...