External Publication
Visit Post

Si do të rreshtohen Holanda dhe Suedia në Kampionatin Botëror?

Zhurma Press June 20, 2026
Source

HOUSTON — Holanda dhe Suedia përballen në orën 19:00 për raundin e dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror 2026. Holandezët kërkojnë pikët e plota pas barazimit 1-1 me Japoninë në ndeshjen e parë, ndërsa Suedia vjen pas një fitoreje bindëse me rezultat 5-1 ndaj Tunizisë.

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, i ka besuar sërish mbrojtësit Virgil Van Dijk, i cili do të ketë partner në qendër të mbrojtjes Jan Paul Van Hecken. Mesfusha holandeze do të udhëhiqet nga Frenkie De Jong, kurse sulmi përbëhet nga Donyell Malen, Cody Gakpo dhe Brian Brobbey.

Në krahun tjetër, Suedia do të mbështetet te dyshja Viktor Gyokeres dhe Alexander Isak për të rrezikuar portën kundërshtare. Formacioni suedez plotësohet nga portieri Nordfeldt, mbrojtësit Lindelof, Hien dhe Lagerbielke, si dhe lojtarët Karlstrom, Gudmundsson, Ayari, Nygren e Bernhardsson që nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...