Si po përparon ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan?
GOSTIVAR — Ndërtimi i autostradës së re Gostivar-Bukojçan në kuadër të Korridorit 8 po zhvillohet me një ritëm të intensifikuar në terren. Lajmin e njofton zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, përmes një publikimi në rrjetet sociale. Ai thekson se investimet infrastrukturore mbeten një prioritet kryesor për qeverinë aktuale.
Sipas ministrit Nikolloski, në këtë projekt po punohet paralelisht në hapjen e trasesë së re dhe vendosjen e shtyllave për viaduktet. Ky segment i rëndësishëm rrugor shtrihet në rajonin e Pollogut, ku më parë bujqit e Pollogut bllokuan punimet në autostradë.
Aktualisht në këtë trasë po ndërtohen katër ura dhe një mbikalim, ndërsa njëra nga urat tashmë është përfunduar plotësisht. Nikolloski deklaron se i gjithë projekti po përparon sipas planit dhe punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë.
Burim: TV21 — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere