{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreihfpohgurs3fkvdu3o6ebtjrpwaafbzyne4ymcacdgc7hcgtkolwq",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3moptohpl4vw2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreigudib6vmvme7k4e5wxricm4lutf7wbpclxqjxe7eox535r4cvcey"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 45706
  },
  "description": "Një 31-vjeçar u dërgua në Qendrën e Mbajtjes në Mitrovicë të Jugut, pasi prindërit e tij e denoncuan për dhunë psikike dhe kërcënime me vrasje.",
  "path": "/kercenim-vrasje-prinder-mitrovice/",
  "publishedAt": "2026-06-20T12:18:37.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Insajderi"
  ],
  "textContent": "MITROVICË — Një 31-vjeçar me inicialet Sh. U. është ndaluar nga Policia në Mitrovicë të Jugut, pasi dyshohet se ka kërcënuar prindërit e tij me vrasje. Prindërit e tij, një çift bashkëshortor, kërkuan ndihmën e Policisë pasi djali i tyre ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj tyre.\n\nSipas denoncimit, situata e tensionuar ka kulmuar kur i dyshuari dyshohet se u është drejtuar prindërve me fjalët kërcënuese \"Kam me ju vra\". Pas raportimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka intervistuar të dyshuarin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.\n\nMe vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti është iniciuar si \"Dhunë në familje – Kanosje\". Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar nga autoritetet.\n\n_Burim:_ Insajderi\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse u ndalua 31-vjeçari që kërcënoi prindërit në Mitrovicë?",
  "updatedAt": "2026-06-20T12:18:37.185Z"
}