External Publication
Visit Post

Kush e theri me thikë një person në sheshin "Nëna Terezë"?

Zhurma Press June 20, 2026
Source

PRISHTINË — Një person është dërguar për trajtim emergjent në QKUK pasi u sulmua me thikë në qendër të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:30 në sheshin "Nëna Terezë", ku viktima dyshohet se u ther nga disa persona.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë identifikuar njërin nga sulmuesit, i cili rezulton person i njohur për policinë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij mbeten në kërkim. Sipas mjekëve, i lënduari aktualisht është jashtë rrezikut për jetë dhe po ruhet nga një njësi policore gjatë kohës që po vazhdojnë hetimet.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...