External Publication
Visit Post

Si po luftohet karkaleci në Lushnjë, Divjakë e Belsh?

Zhurma Press June 20, 2026
Source

LUSHNJË — Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ka nisur një aksion për monitorimin e situatës fitosanitare dhe kontrollin e vatrave të karkalecit në sipërfaqet e prekura bujqësore. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi më 20 qershor se puna e ekspertëve po përqendrohet në mbrojtjen e prodhimit.

Pas evidentimit të këtij dëmtuesi në disa zona të Divjakës, Lushnjës dhe Belshit, strukturat përkatëse kanë kryer trajtime me preparate të autorizuara. Ky hap u ndërmor për mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe minimizimin e dëmeve të mundshme që karkaleci mund të shkaktonte në fushat e këtyre rajoneve.

Drejtori i AKVMB-së, Rolan Çela, deklaroi se ndërhyrjet e nevojshme në vatrat e identifikuara kanë bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të situatës, e cila aktualisht paraqitet e stabilizuar. Ministria dhe AKVMB do të vijojnë monitorimin intensiv për të garantuar ndërhyrje të shpejtë në bashkëpunim me fermerët vendas.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...