External Publication
Visit Post

Ku do të transferohet Milot Rashica pas largimit nga Besiktasi?

Zhurma Press June 19, 2026
Source

STAMBOLL — Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, pritet të largohet nga gjiganti turk Besiktas gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk bën më pjesë në planet e klubit për sezonin e ri. Karriera e 29-vjeçarit mund të vazhdojë sërish në Turqi, ku klubi i Kocaelisporit ka shfaqur interes konkret për transferimin e tij.

Sipas raportimeve nga mediat lokale turke, drejtuesit e Kocaelisporit kanë zhvilluar një takim të parë me menaxherin e futbollistit kosovar për të diskutuar kushtet dhe detajet e mundshme të këtij kalimi. Besiktasi thuhet se kërkon rreth 2 milionë euro për kartonin e tij, ndonëse bisedimet fillestare nuk kanë sjellë ende ndonjë marrëveshje përfundimtare mes palëve.

Përveç pistës turke, menaxheri i Rashicës po bisedon edhe me disa skuadra në Bundesligën gjermane, ku lojtari ka luajtur më parë. Mbetet të shihet nëse 29-vjeçari, i cili ka mbrojtur edhe ngjyrat e klubeve si Vitesse, Werder Bremen dhe Norwich City, do të mbetet në Turqi apo do të zgjedhë rikthimin në futbollin gjerman.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...