{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreigk5catjgju3nv2o25eqnvdzxi5jabqtrqqtrycv5m2lzd37mvcwm",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3moo63qvj4qt2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreieqq3qeqwuc5bledgbpyzv7fwqetlj22twuraonmn7whmupwzntfy"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 83610
  },
  "description": "Gjatë Javës ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, besimtarët në Prishtinë u solidarizuan për të mbushur rezervat emergjente në prag të sezonit veror.",
  "path": "/dhurim-gjaku-namazi-xhuma-prishtine/",
  "publishedAt": "2026-06-19T20:19:43.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Zëri"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Të premten, besimtarët që shkuan për të falur namazin e xhumasë në xhaminë e \"Lagjes së Spitalit\" në Prishtinë gjetën aty ekipin e Transfuzionit të Gjakut. Ata ishin vendosur aty për grumbullimin e gjakut në kuadër të shënimit të Javës ndërkombëtare të dhurimit të gjakut.\n\nInteresimi i qytetarëve për këtë procedurë doli të ishte mjaft i lartë. Qytetarët u shprehën të gatshëm t’u dalin në ndihmë të tjerëve, ndërsa dhuruesi Muhamet Gashi e cilësoi këtë nismë si një shenjë shumë të mirë humanizmi për Zotin dhe për qytetarët e tjerë.\n\nDhuruesi tjetër, Valmir Rrahmani, theksoi se duke dhënë gjak shpëtohen jetë, andaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë. Sipas tij, secili sado pak që jep për dikë tjetër është shumë dhe ka një rëndësi jashtëzakonisht të veçantë për shpëtimin e jetës së njerëzve.\n\nEdhe imami i kësaj xhamie, Fatbardh Rrahmani, u shpreh i lumtur me qytetarët që iu përgjigjen ftesës për dhurim gjaku. Ai theksoi se njerëzit tashmë janë të vetëdijesuar, po e kuptojnë vlerën e dhurimit të gjakut dhe pjesëmarrja e tyre mbetet në nivel të kënaqshëm.\n\nMjeku në QKKTGj, Jetn Zeuni, bëri të ditur se interesimi i qytetarëve për të dhuruar gjak është rritur në krahasim me vitet e kaluara. Ai shtoi se kjo vjen falë vetëdijesimit dhe rolit të rëndësishëm që kanë luajtur mediat dhe rrjetet sociale në këtë proces.\n\nNga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut apeluan që gjatë sezonit të nxehtë të verës të ketë sa më shumë dhurues të gjakut. Ky shtim i rezervave të nevojshme kërkohet për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve që zakonisht ndodhin gjatë kësaj periudhe.\n\n_Burim:_ Zëri\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse besimtarët në Prishtinë dhuruan gjak pas namazit të xhumasë?",
  "updatedAt": "2026-06-19T20:46:12.356Z"
}